Fatmir Grejqevci

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj po vazhdon të mbahet i paraburgosur në Serbi që nga janari i këtij viti

Gjykata e Lartë në Beograd nuk e ndryshon masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetaj

Qytetari i Kosovës, Nezir Mehmetaj, që nga janari i këtij viti vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Serbi, si i dyshuar për krime lufte nga autoritetet serbe. Vëllai i tij, Valon Mehmetaj thotë se ndryshimet në skenën politike po ndikojnë në rastin e Nezirit dhe përpjekjet për kthimin e tij …

Më shumë...

Pacolli: Bashkatdhetarët mezi presin të kthehen në atdhe por duhet t’i respektojmë thirrjet e institucioneve edhe të presin

Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli ka bërë thirrje që ata bashkatdhetarë të cilët kanë mbetur jashtë Kosovës për shkak së sitatës së krijuar nga virusi Covid-19, t’i respektojnë rregullat dhe thirrjet e institucioneve. “Nuk ka mungesë më të madhe sesa për familje dhe atdhe. Me mijëra bashkatdhetar mezi presin të …

Më shumë...

6 të shëruarit nga koronavirusi në Kosovë janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri prej këtyre i moshës 80-vjeçare

Covid

Infektologu Valbon Krasniqi thotë se në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikën Infektive, 6 nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri prej këtyre i moshës 80-vjeçare. Sipas tij, ky është një fillim i mirë që i frymëzon profesionistët e i bën …

Më shumë...

KFOR: Po e monitorojmë situatën nga afër dhe vazhdojmë të jemi si përgjegjësi i tretë i sigurisë në Kosovë

KFOR: Po e monitorojmë situatën nga afër dhe vazhdojmë të jemi si përgjegjësi i tretë i sigurisë në Kosovë

KFOR-i ka konfirmuar se është duke monitoruar nga afër situatën në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë. KFOR-i thotë se po i vazhdon operacionit si përgjegjësi i tretë i sigurisë. Tutje konfirmohet se gjatë javës së kaluar janë kryer afër 500 aktivitete në tërë Kosovën, “për …

Më shumë...

Universiteti i Prishtinës i njofton studentët banues në konvikte së gjësendet e tyre janë të sigurta por ato nuk mund të tërhiqen njëherë

Vetëm 1 mijë e 600 studentë janë pranuar në Qendrën e Studentëve kurse ushqimin do ta marrin me vete në mensë

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka njoftuar studentët banues në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, si dhe të gjitha palët e interesuara, se UP-ja ka pranuar me shumë seriozitet shqetësimet që janë adresuar nga studentët, pas shndërrimit të konvikteve në karantinë. Si rrjedhojë e …

Më shumë...

Isa Mustafa: Ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-në, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të Kosovës

Isa Mustafa paralajmëron sërish zgjedhje pas atyre të 14 shkurtit, nëse dështon zgjedhja e kryetarit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka kritikuar sërish ish-partneren e koalicionit qeverisës, Vetëvendosjen, të cilën më parë e kishte akuzuar për “prishje të raporteve me SHBA-në”, duke thënë se “ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-në, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës”. Përmes …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës merr vendim që ndalimi i qarkullimit të lirë për qytetarët të mbetet në fuqi deri më 12 prill

Qeveria e Kosovës merr vendim që ndalimi i qarkullimit të lirë i qytetarëve të mbetet në fuqi deri më 12 prill

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e së dielës së Qeverisë në detyrë të Kosovës, janë shqyrtuar vendimet rreth masave për parandalimin e përhapjes dhe kontrollit të pandemisë COVID-19. Përmes një njoftimi për medie, është bërë e ditur se në këtë mbledhje është …

Më shumë...

Nuredin Ibishi: Është momenti i fundit që institucionet e vendit të vihen në lëvizje dhe të operojnë në veri të Kosovës

Nuredin Ibishi

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit dhe futja në karantinë, duke iu përshtatur ligjeve të Serbisë, e jo ligjeve të Kosovës, po shihet e rrezikshme nga njohës të çështjeve të sigurisë. Nga institucionet e Kosovës po kërkohet që të veprohet menjëherë për të vendosur rend dhe …

Më shumë...

Henry Kissinger: Koronavirusi mund të shkaktojë “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë

Henry Kissinger: Koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë

Ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë. Në një shkrim në “The Wall Street Journal”, Kissinger thotë se SHBA-ja duhet të mbrojë qytetarët e saj nga kjo sëmundje, derisa duhet që urgjentisht të …

Më shumë...

Bekim Jashari: Rezalla dhe masakrat tjera që agresori serb bëri ndaj shqiptarëve i dhanë drejtim të ri luftës çlirimtare

Bekim Jashari: Rezalla, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës çlirimtare

Kryetari i Skenderajt, Bekim jashari përmes një postimi në rrjetin social ka kujtuar dëshmorët e martirët e rënë në masakrën e Rezallës 21 vite më parë. Ai ka thënë se Rezalla dhe vendet e tjera ku shteti serb bëri masakra e krime i dha drejtim të ri luftës sonë çlirimtare. …

Më shumë...

Raka: Kosova po e mbanë mirë nën kontroll përhapjen e virusit, prilli është muaji vendimtar i përballjes më COVID-19

Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka, thotë se prilli do të jetë muaji i përballjes vendimtare me virusin COVID-19 në Kosovë. Ai thotë se aktualisht Kosova po e mbanë mirë nën kontroll përhapjen e infeksionit, por bën thirrje për rritje të kujdesit, posaçërisht në mbajtjen e distancës fizike dhe testimin e rasteve që …

Më shumë...

KEK-u liron stafin me probleme shëndetësore si dhe redukton qëndrimin në hapësira të përbashkëta

KEK-u liron stafin me probleme shëndetësore si dhe redukton qëndrimin në hapësira të përbashkëta

Edhe Korporata Energjetike e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK-ja për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Menaxhmenti i kësaj korporate thotë se bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekje që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pandërprerë të energjisë …

Më shumë...

Hoxhaj: Albin Kurti nuk po del të jetë mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe as të njerëzve në veri të vendit

Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se situata në komunat veriore, për javë me radhë po tregon se atje ka mungesë absolute të çdo rezonie shtetërore, paaftësi totale të Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti për të menaxhuar situatën. Ai ka …

Më shumë...

Mitrovica Veriore dhe Zveçani futën në karantinë, reagon Thaçi, thotë kjo është papërgjegjshmëri e Qeverisë

Mitrovica Veriore dhe Zveçani futën në karantinë, reagon Thaçi, thotë kjo është papërgjegjshmëri e Qeverisë së Kosovës

Kryefjalë e ditës së shtune ishte veriu i Kosovës. Atje, dy komuna, Mitrovica Veriore dhe Zveçani u futën në karantinë, e mënyra se si ndodhi kjo ngjalli reagime të shumta në Kosovë. Por sidoqoftë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk reagoi, e kaloi në heshtje këtë ditë, teksa zyrtarët e …

Më shumë...

21 vjet nga masakra e Rezallës në të cilën policia dhe ushtria serbe ka ekzekutuar mizorisht 98 shqiptarë

21 vjet nga masakra e Rezallës në të cilën policia dhe ushtria serbe a ka ekzekutuar mizorisht 98 shqiptarë

Sot, më 5 mars 2020, është përvjetori i 21-të i masakrës së Rezallës së Skenderajt, në të cilin fshat policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave …

Më shumë...

Thaçi: Ndërhyrja e NATO-s i ka dhënë fund dhunës sistematike ndaj popullit shqiptar nga ana e regjimit të Millosheviqit

Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Duke kujtuar 71 vjetorin e themelimit të NATO-s, kryetari, HAshim Thaçi ka shkruar se kjo organizatë ushtarake ka shërbyer për ruajtjen e paqes, demokracisë dhe sigurisë së botës perëndimore e demokratike. Roli i NATO-s dhe domethënia e saj për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe dinjitetit njerëzor është i njohur më …

Më shumë...