Për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës mund të ballafaqohen me krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarët e Ujësjellësit Rajonal Prishtina. Sipas autoriteteve kompetente në Prishtinë, aktualisht ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës, prej …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Evgjeni Thaçi-Dragusha: Vonesa në formimin e qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit të Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social, ka thënë se Vetëvendosje ka gabime të mëdha përgjatë viteve ndaj vendit. ”Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak Lëvizjes Vetëvendosje. Bile kjo e fundit, historikisht ka mëkate …
Më shumë...Kosnett takon krerët e LDK-së, diskuton për përpjekjet për formimin e koalicionit qeverisës më Vetëvendosjen
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka përfunduar takimin me krerët e LDK-së. Ai pas takimit rreth 45 minuta nuk ka folur për media, por thuhet të ketë diskutuar mbi përpjekjet e formim të koalicionit bashkëqeverisjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kosnett edhe më herët ka …
Më shumë...Daut Haradinaj: Zgjedhjet dhe reformat e brendshme në AAK janë procese të hapura, transparente dhe demokratike
Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan për zgjedhjet e brendshme në partinë e tij. Ai thotë se reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe janë ecuri normale që do të përfundojnë brenda afateve të parapara. Gjithashtu ai deklaroi se ky është …
Më shumë...Në shënim të 21-Vjetorit – Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, më 15 janar mbahet Akademi përkujtimore
Në shënim të 21-Vjetorit – Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, më 15 janar, nga ora 9:00 deri në orën 10:30 do të organizohen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, pastaj nga ora 11:00 deri në orën 11:45 do të mbahet Akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ku …
Më shumë...Avdullah Hoti: Takimi i ardhshëm mund të ndodhë nëse Lëvizja Vetëvendosje ofron zgjidhje për marrëveshje
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në takimin e fundit kanë dhënë ofertën e tyre dhe tash i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje që të vendos. Sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. …
Më shumë...Haxhi Shala: Vetëvendosje dhe LDK janë duke vrapuar pas pozitave të individëve, e jo për të mirën e Kosovës
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala thotë se dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, janë duke vrapuar pas pozitave të individëve, e jo për të mirën e Kosovës. Ai thekson se Vetëvendosje dhe LDK, që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, janë duke u vonuar në …
Më shumë...Disa fakultete në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” rrezikojnë të mbyllen në mungesë të stafit akademik
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke u përballur me mungesë të stafit akademik në disa fakultete, ku në rast të mosplotësimit me kuadro rrezikohet edhe mbyllja e tyre. Por një gjë e tillë është mohuar nga zyrtarë të Rektoratit të UP-së, të cilët pohuan se janë duke hapur konkurse …
Më shumë...Me rastin e fillimit të mësimit, Policia u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit
Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, Policia e Kosovës u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë. Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, në radhë të parë iu drejtua drejtuesve të mjeteve që të …
Më shumë...Bedri Istrefi: Gjithçka është në rregull dhe demantojmë lajmin për gjoja “shpërthimin e zjarrit në Postën e Kosovës”
Në medie u raportua se një pjesë e objektit të Postës së Kosovës është përfshirë nga zjarri. E një lajm të tillë e ka mohuar Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit të Kosovës. “Sqarim për opinion. Nuk ka zjarr në Postën as Telekomin e Kosovës. Gjithçka është në rregull dhe demantojmë …
Më shumë...Albin Kurti: Më të vërtetë jemi afruar më LDK-në, po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje koalicioni
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur të dielën mbledhjen e parë për këtë vit me kryetarët e qendrave të kësaj lëvizje. Në këtë takim, përveç çështjeve të rëndësishme organizative është diskutuar edhe situata politike, me theks të veçantë negociatat në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për arritjen e …
Më shumë...Rasim Selmanaj: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në proces zgjedhor
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka sqaruar se ‘dorëheqja’ e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik, nuk ka të bëjë me ndonjë çështje tjetër por me procesin zgjedhor të brendshëm që ka nis kjo parti. Sipas tij, në këtë proces zgjedhor do …
Më shumë...LV dhe LDK, dështuan të arrijnë marrëveshje dhe nuk dihet se kur do të takohen sërish
Ndonëse janë bërë më shumë se tre muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet nacionale të jashtëzakonshme. E dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, ende nuk janë dakorduar për një marrëveshje. Në tri takimet që u mbajtën javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, dështuan të …
Më shumë...Ramush Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të AAKsë, për shkak të procesit zgjedhor në këtë parti
Muaj më parë dha dorëheqje nga kryetari i qeverisë. Por Ramush Haradinaj dorëheqje ka dhënë edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë veprim thotë ta ketë ndërmarr për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë …
Më shumë...Kusari-Lila: Ndërtimet që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit duhet të ndalen menjëherë, po shkatërrohen liqenet
Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas ndërtimeve që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit, duke thënë se abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit, e tash po synohet të …
Më shumë...Mos krijimi i qeverisë së re do të shkaktojnë probleme buxhetore në vend, pas datës 1 mars të vitit 2020
Vonesat në formimin e qeverisë, pritet të shkaktojnë probleme buxhetore në vend. Këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna, thotë se në rast që nuk formohet qeveria e re, me 1 mars nuk do të mund të realizohet asnjë pagesë, përfshirë edhe pagat e punonjësve shtetërorë. Pavarësisht se me …
Më shumë...