Duke folur për çështjen e demarkacionit, kryeministri i malit të Zi, Driton Abazoviq ka theksuar se demarkacioni mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është punë e kryer. Pyetjes se nëse gjatë vizitës treditore në Kosovës ka biseduar me autoritet më të larta të vendit mikëpritës për çështjen e …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Policia ka njoftuar se në Leshak të Leposaviqit, tri veturave u është vënë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar se në në Leshak të Leposaviqit, tri veturave u është vënë zjarri. Në njoftimin thuhet se kjo është bërë e ditur nga një qytetar që e ka raportuar rastin në Polici. “Fshatin Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40. Policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se …
Më shumë...Dhjetëra civilë të vrarë nga luftimet në Sudan
Nga luftimet që kanë filluar në qytetin Kartum të Sudanit, njoftohet se janë vrarë dhjetëra civil. Nga konflikti i armatosur që nisi një ditë më parë, njoftohet se kanë humbur jetën të paktën 50 viktima. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, në mes të ushtarëve të …
Më shumë...Instituti GAP ka konstatuar se për shkak të ndaljes së investimeve kapitale, ekonomia e Kosovës ka pësuar goditje të madhe
Instituti GAP ka konstatuar se për shkak të ndaljes së investimeve kapitale, ekonomia e Kosovës ka pësuar goditje të madhe. Në Në raportin e këtij institute thuhet se Qeveria e Kosovës performon dobët sa i përket realizimit të investimeve kapitale. Duke folur për këtë Raport, ish-ministri i Financave, Haki Shatri …
Më shumë...Bërnabiq: Serbia s’ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, Kosova ka Asociacionin
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është cituar të ketë deklaruar se Serbia s’ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, Kosova ka Asociacionin. Por, ka shtuar ajo, nuk besoj se Kosova do ta themeloj asociacionin. Mediet serbe e kanë cituar atë të ketë thënë se opozita në Serbi po sulmon qeverinë …
Më shumë...Deri në fund të muajit prill, qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë, në të kundërtën, do të gjobiten
Qeveria ka paralajmëruar qytetarët se deri në fund të muajit prill, qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë pagesën e këstit të parë të tatimit vjetor në pronë, në të kundërtën, do të gjobiten. Nëse pagesa nuk bëhet në kohë, do të aplikohet një interes prej 0.65 për qind për secilin …
Më shumë...Kryetarja, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq
Gjatë qëndrimit në vendin tonëp, kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është pritur në takim edhe nga kryetarja, Vjosa Osmani. Ajo ka vlerësuar lart marrëveshjen për shërbime ajrore të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do t’I krijon Kosovës lehtësira, duke shkurtuar distancën e rrugës ajrore me shtetet …
Më shumë...Limaj: Në Kosharen heroike u zhvillua beteja e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar 24 vjetorin e betejës së Koshares, për thyrjen e kufirit që ndante kombin shqiptar. Ai ka shkruar se kjo betejë theu këtë kufij dhe se kombi shqiptar do t’I kujton me respekt të gjithë të rënit në këtë betejë. Sot, 24 vjet …
Më shumë...Ish kryenegociatorja Tahiri ka shkruar se Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës
Ish kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka shkruar se Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ajo ka shkruar se në Marrëveshjen e Ohrit, as që është përmendur Kushtetuta e Kosovës. “Sot Dita e Kushtetutes te shtetit tone. U shkel nga qeveria, nuk permendet ne marreveshje me serbine, …
Më shumë...Në Hamburg ka shpërthyer një zjarr i madh që ka shkaktuar edhe re të mëdha të tymit
Në Hamburg ka shpërthyer një zjarr i madh që ka shkkatuar edhe re të mëdha të tymit. Sasia e jashtëzakonshme e tymit ka shtyrë autoritetet që të kërkojnë nga qytetarët t’I mbajnë mbyllur dritaret për shkak të kimikave në tym. Agjencia e lajmeve gjermane, Dpa, është cituar të ketë njoftuar …
Më shumë...Halimi: Çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese e çon vendin në krizë politike e institucionale
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka vlerësuar se çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese e çon vendin në krizë politike e institucionale si dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Ajo ka konstatuar më tutje …
Më shumë...Papa Françesku ka bër thirrje për t’I dhënë fund të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë
Gjatë lutjes për Pashkët, në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit para 100 mijë besimtarëve, Papa Françesku ka bër thirrje për t’I dhënë fund të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë. Në fjalimin e tij para masës së krishter, ai iu lut Zotit që t’i ngushëllojë të plagosurit dhe të …
Më shumë...Krasniqi: Kosova ka një Qeveri e kryeministër që shpeshherë kanë marrë veprime anti-kushtetuese
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se Kosova ka një Kushtetutë që pëmban vlerat më të larta bashkëkohore por se ajo është shkelur shumë here nga Qeveria dhe kryeministri i Kosovës. Ai ka shkruar se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Kosovës dhe pasqyrë …
Më shumë...Hovenier: Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës
Ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhef Hovenier, ka uruar për Ditën e Kushtetutës. Ai ka shkruar se ndjehet krenar që është mbështetës I popullit dhe institucioneve të Kosovës. “Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një …
Më shumë...Ushtria e Kinës ka nisur stërvitjen ushtarake duke simuluar rrethimin e Tajvanit
Ushtria e Kinës ka nisur stërvitjen ushtarake duke simuluar rrethimin e Tajvanit. Në këtë stërvitje, po marrin pjesë 42 avion luftarak dhe 8 anije luftarake. Media shtetërore kineze ka njoftuar se stërvitjet ushtarake do të organizojnë njëkohësisht patrulla rreth ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm. Poashtu njoftohet …
Më shumë...Deliu: Sa ishte në opozitë, kryeministri Kurti i quante super kriminel shkelësit e Kushtetutës së Kosovës
Me rastin e Ditës së Kushtetutës, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kujtuar se si i quante dikur kryeministri Albin Kurti, shkelësit e Kushtetutës. Ajo ka shkruar se sa ishte në opozitë, kryeminsitri I tashëm, Albin Kurti deklaronte se kush e shkel kushtetutën është “super-kriminel”. …
Më shumë...