Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker. Në këtë takim nuk dihet ende se çka po diskutohet. Pas Kosovës, dy këshilltaret e Merkelit do të shkojnë në Beograd ku do të takohen me krerët e shtetit serbë. Kujtojmë se …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Dardan Sejdiu: PSD nuk ka vota për t’u bashkuar me Listën Serbe në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës
Shefi i grupit të deputetëve të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se kjo parti nuk ka vota për të bashkuar me Listën Serbe në Kuvendin e Republikës. Ai ka shkruar se nuk kanë vota për ata që i quajnë bandita përfaqësuesit legjitim të Kosovës dhe për ata që veprojnë …
Më shumë...Limaj: Demonstratat e 11 Marsit të vitit 1981 ishin një kthesë e madhe në përpjekjet e popullit shqiptarë për liri e pavarësi
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981. Ai ka thënë se në demonstratat e 11 marsit, mijëra studentë, profesorë universitarë dhe qytetarë zgjodhën rrugën dhe protestuan kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, por edhe duke …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj thotë se Qeveria, thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të bizneseve amerikane, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në sektorë të ndryshëm në vendin tonë. Haradinaj ka thënë se Qeveria e drejtuar nga ai është thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane, “Me një legjislacion …
Më shumë...Rexhep Selimi: Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon në asnjë formë që ta rrëzojë Qeverinë përmes Beogradit
Partia opozitare LDK-ja nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse do ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë, por ka bërë të ditur se në asnjë formë nuk do të …
Më shumë...Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për proceset aktuale që po kalon vendi ynë. “Në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shqyrtuam projektet poteciale që do të ishin në interesin tonë të përbashkët”, …
Më shumë...Haradinaj: Në vitin 1981 mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e marsit të vitit 1981. Ai e cilësoi këtë epokë si vendimtare të histrorisë së Kosovës, ku mijëra studentë kundërshtuan shtypjen dhe pabarazinë. “Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën …
Më shumë...Thaçi: Demostrata e vitit 1981 u shndërrua në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar demonstratën e 11 marsit të vitit 1981, ka thënë se në këtë ditë filloi një fazë e re historike. Ai ka shkruar se viti 1981 shënoi kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avancimin e statusit politik të Kosovës. “Pas demonstratave të …
Më shumë...Xhavit Haliti: Nëse vlerësohet se interesi i vendit janë zgjedhjet, atëherë PDK mund ta çojë vendin në zgjedhje për dy ditë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe deputet i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij mund ta dërgojë vendin në zgjedhje për dy ditë. Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë PDK-ja brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të …
Më shumë...Sot është paralajmëruar një vizitë në Prishtinë e dy këshilltarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel
Edhe java që po hyjmë pritet të përfshihet me porosi të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket dialogut me Serbinë. Për sot, në Kosovë është paralajmëruar një vizitë e dy këshilltarëve të kancelares gjermane Angela Merkel. Në Kosovë të shtunën solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili …
Më shumë...Sela: Zaev i thërret partitë shqiptare vetëm kur i duhen për vota e jo edhe atëherë kur është fjala për punë shteti
Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka reaguar lidhur me takimin që ka bërë kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të opozitës, Hristijan Mickoski. Sela ka shkruar për padrejtësi kundrejt partive tjera, e sidomos atyre shqiptare. “Kur i duhen votat e shqiptarëve, takim me gjithë liderët …
Më shumë...Rritja e presionit ndërkombëtar për pezullimin e taksës vetëm sa ka thelluar përçarjen mes partnerëve të koalicionit
Nyjës rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk i është dhënë zgjidhje as pas vizitës së nënsekretarit amerikan, David Hale. Kërkesa për pezullimin e kësaj mase, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut, ka dominuar takimin e së shtunës mes amerikanit dhe udhëheqësve institucionalë. Rritja e presionit ndërkombëtar …
Më shumë...David Phillips: Rusia dëshiron që Kosova të cungohet nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq
David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka deklaruar se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta shëndrronte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq. Pretendimet se Rusia do ta përkrahte …
Më shumë...Ka vdekur ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja, nga komuna e Lipjanit
Pas një sëmundje, në moshën 51-vjeçare ka vdekur ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja, nga komuna e Lipjanit. Varrimi i të ndjerit Bislim Buja bëhet sot në orën 12:00, në varrezat e fshatit Bujan të Lipjanit. Bislim Buja nga komuna e Lipjanit njihet për kontributin e …
Më shumë...Bashkim Ramosaj: Kompania “Kelkos Energy”, ka bërë shkelje të shumta gjatë ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheqë vazhdon të jetë në kontest gjyqësor me kompaninë “Kelkos Energy”, e cila nisi ndërtimin hidrocentralet në lumin Lumbardh të Deçanit. Ramosaj pohon se kjo kompani ka bërë shkelje të shumta gjatë ndërtimit të këtyre hidrocentraleve. I …
Më shumë...Pal Lekaj: Pritja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj do të zgjasë deri në fund të mandatit qeverisës
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe t’i lenë anash kërcënimet për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se pritja për rrëzimin e Qeverisë …
Më shumë...