Autoambulanca dhe Minibusi për bartjen e pacientëve me dializë arrijnë në QKMF në Kaçanik- donacion i Qeverisë Japoneze

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, kanë arritur dy automjete të reja me kilometrazh zero, donacion i Qeverisë Japoneze, i realizuar pas kërkesës që ka bërë Komuna e Kaçanikut, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Donacioni përfshinë një Autoambulancë të re dhe një minibus të ri për bartjen e pacientëve me dializë.

Drejtori i QKMF-së Njazi Ilazi, tha se vlera e këtij projekti është 52 mijë e 715 euro, ndërsa ky projekt do të lehtësoj punën e QKMF-së në Komunën e Kaçanikut dhe do të ndihmoj në krijimin e kushteve sa më të mira në këtë qendër mjekësore.

Ndërkohë, në listën e prioritete të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, gjatë vitit 2017 është edhe rregullimi i infrastrukturës shëndetësore si dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …