Mëngjesin e sotëm janë pare disa autoblinda të KFOR-it duke shkuar në drejtim të Mitrovicës së Veriut. Ende nuk dihet arsyeja pse këto makina të rënda janë nisur drejt kësaj pjese të Kosovës. Besohet që prezenca e tyre në veri po bëhet për të rritur sigurinë me rastin zhvillimit e ngjarjeve të fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.
