Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në komunën e Prishtinës, Besart Vllahija ka thënë se 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të shënohet me një sërë aktivitetesh. Po ashtu, ai tha se gjatë ditës së premte të gjithë qytetarët në Komunën e Prishtinës do të kenë mundësinë të udhëtojnë me autobusët e rinj dhe atë pa pagesë. ”Më 17 shkurt në Prishtinë udhëtimet bëhen gratis dhe me autobusët e rinj” , u shpreh Vllahija. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të jenë pjesë e festës në kryeqytet pasi sipas tij pjesa e aktiviteteve më interesante është rezervuar për 17 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …