Fjalori që ka përdorur, deputeti më i vjetër i Kuvendit  ende të pa konstituuar të Kosovës, Adem Mikullovci, më 3 gusht 2017, në sallën e Kuvendit,

Autogoli që i dha vetvetes Vetëvendosja me aktorin e keq të burleskave, Adem Mikullovci, do të ketë pasoja

Fjalori që ka përdorur, deputeti më i vjetër i Kuvendit  ende të pa konstituuar të Kosovës, Adem Mikullovci, më 3 gusht 2017, në sallën e Kuvendit, qëndrimi i tij  skandaloz dhe larg çdo serioziteti të një mendjeje normale, paaftësia fizike dhe mendore, dërdëllisjet e matufosura dhe arroganca e tij e futi në rrugë qorre Kuvendin edhe ashtu të degdisur në përçarje, urrejtje, mëri, dhe bëri që situata në vend të marrë edhe një goditje tjetër, të pamerituar.  Ai me qëndrimin e paditurinë tij, dëmtoi në radhë të parë Vetëvendosjen, dhe ia mundësoi PAN-it jo dy orë kohë, por ndoshta edhe disa javë. Për këtë e qortuan xhaxhanë e tyre edhe nipat e tij të KTV-së.

Duket se Vetëvendosja ta ketë pranuar në radhët e veta këtë deputet për ta “begatuar” fjalorin e sharje-fyerjeve dhe për ta pasuruar atë edhe me këtë segment me mendje të retarduar, me një “budalla të oborrit”,  ashtu sikur bënin monarkët  dikur, por ky njeri me dy këmbë të shtrembra  mezi ecën, madje mezi mbahet ulur. Ka në Kuvendin e Kosovës edhe deputetë të tjerë të njohur për arrogancë, por gjuha e përdorur, e pagdhendur e këtij njeriu, nuk mund të arsyetohet me moshën, sepse ky meit lëshon jargë nga goja. Ky thotë se në kuvendin e Kosovës  ka pasur deputetë që është dashur të pështyhen në fytyrë, dhe është i gatshëm ta pështyjë secilin, sepse e ka prapa shefin, garantuesin fizik,  i cili e përdor dhe e shpërdor…  Dhe tekefundit kush është ky njeri që me trurin e tij të rrjedhë lejohet të fyejë e të shajë? Është turp për deputetët, edhe për ata të  Vetëvendosjes t’i lejojnë dërdëllisjet e këtij meiti, që i krahason njerëzit me  hienat, pa e shikuar veten në pasqyrë.

Adem Mikullovci, aktori i njohur  i roleve të  zhelanave dhe spiunëve të kohës së regjimit pushtues, krenohet me ish regjimin jugosllav, i cili e kishte shtyrë të bëhej delegat në vitet 80 dhe tani  krenohet me Vetëvendosjen, e cila ka bërë deputet. Delegati i  “shoshës” së fundit të përzgjedhur nga regjimi i Milosheviqit të Kuvendit të Autonomisë së Kosovës, tani deputet i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, me kohë kishte mohuar zërat se do ta votojë koalicionin PDK-AAK-Nisma për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Këtë e ka thënë publikisht, duke e ditur se si deputeti më i vjetër i takon udhëheqja e seancës konstituive, por ai nuk e ka kuptuar se aty ku e kanë ulur, ai nuk përfaqëson  asgjë më shumë sesa një deputet në mesin 119 të tjerëve. Këtë me siguri nuk e kupton as tani, sepse i kanë rrjedhë kapacitetet mendore, nëse ndonjëherë i ka disponuar.

Në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë, Adem Mikullovci ishte shprehur: “Unë jam aktor dhe kam profesion të studioj karakteret e njerëzve, psikologjinë e njerëzve, qëndrimet e njerëzve, dhe njerëzit më pa karakter, më të ndytë, hiena, qenë të luftës janë ata njerëz që kërcejnë nga një parti në tjetrën sipas nevojës të rastit për përfitime personale. Mund të ndodhë gjithçka në jetë, por një nuk mund të ndodhë, që unë të votoj për PAN-in, pra të ndërroj ideologjinë time.  Të njëjtat arsye që më kanë shtyrë atëherë që të bëhem deputet, më kanë shtyrë edhe sot të futem në Vetëvendosje dhe të kandidoj për deputet, ka thënë Mikullovci, i cili e çmon më shumë kohën e regjimit pushtues të Jugosllavisë e të Serbisë në Kosovë, sesa Kosovën e lirë dhe të pavarur. Urrejtja e tij kundër UÇK-së nuk habit fare sepse ka sa të duash “drugar” të tillë, në Kuvend dhe jashtë kuvendit.  Duket se ky aktor do t’i bëjë “shumë nder” vetëvendosjes ashtu sikur edhe shumë titistë të tjerë të cilët i bashkon vetëm një qëllim, ta dërgojnë në opozitë PDK-në, pastaj “deti kos u bëftë”. 3. 8. 2017 (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …