Autoritet më të larta të vendit kanë mbajtur takim të përbashkët para takimit të radhës në Bruksel, i cili do të mbahet të mërkurën, më 18 korrik. Njoftohet se për këtë qëllim, është zhvilluar një takim në të cilin kanë marr pjesë kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ( AKR) zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, j dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi. Në njoftimin e lëshuar për medie thuhet se udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …