Uashingtoni ka kërkuar nga Pekini dhe Kremlini të ndërmarrin masa ndaj Koresë së Veriut

Autoritet ruse kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të jetë e gatshme raketa që përshkon distancë deri në 18 mijë km.

Autoritet ruse kanë paralajmëruar se në vjeshtë do të jetë e gatshme raketa që përshkon distancë deri në 18 mijë kilometra. Udhëheqës i Agjencisë hapësinore ruse, Dmitri Rogozin ka deklaruar për medie se raketa e re ndërkontinentale e Rusisë me kapacitet bërthamor, “Sarmat”, do të bëhet pjesë e arsenalit ushtarak në vjeshtë. Duke folur për këtë raketë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se “Sarmat”, mund të tejkalojë të gjitha sistemet e mbrojtjes dhe ka theksuar se “do të detyrojë ata që kërcënojnë shtetin tonë që të mendojnë dy herë”. Raketa “Sarmat” mund të udhëtojë 18 mijë kilometra dhe mund të bartë koka bërthamore. Autoritetet e Rusisë kanë deklaruar se kjo armë mundëson që të sulmohen të gjitha shënjestrat në botë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …