Autoritete të 80 vendeve e organizatave të ndryshme ndërkombëtare takohen në Paris, për të koordinuar dërgimin e ndihmave, në Gazë

Autoritete të 80 vendeve  dhe organizatave të ndryshme  ndërkombëtare,  takohen sot në Paris, për të koordinuar dërgimin e ndihmave dhe për të vlerësuar se si do të ndihmohen të plagosurit në enklavën palestineze të Gazës, por nëse nuk ka ndërprerje të luftimeve, nuk priten rezultate konkrete. Franca i ofroi mbështetje Izraelit pas një sulmi vdekjeprurës nga grupi islamik palestinez Hamas më 7 tetor, por bombardimet hakmarrëse të Izraelit kanë ngjallur shqetësim për një rritje të viktimave civile. Mijëra njerëz në Gaza janë vrarë, plagosur ose zhvendosur. Nuk është sekret që sot në Gaza, është vështirësuar qasja në nevojat themelore, ilaçet, ujin e kështu me radhë. Prandaj, qëllimi është në të vërtetë të punohet me të gjithë pjesëmarrësit, dhe gjithashtu me Izraelin për të siguruar qasje më të mirë”, tha një bashkëpunëtor i presidentit francez për gazetarët përpara konferencës për shtyp. I pranishëm në këtë takim do të jetë kryeministri palestinez Muhamad Shtajeh, por Izraeli nuk është ftuar.  Në këtë konferencës marrin pjesë autoritete  rajonal nga  Egjipti, Jordania dhe shtetet arabe të Gjirit, disa  vendet perëndimore dhe nga vendet anëtare të  grupit G20, me përjashtim të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …