Autoritete të BE-së kanë konfirmuar se sot do të mbahet takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Në një komunikatë për media nga BE-ja thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën do të priten në Bruksel nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimet, fillimisht do të zhvillohet ndaras e më pas do të ketë një takim të përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiqit, thuhet në njoftim.
