Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX ka bërë me dije janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. EULEX-i ka shtuar praninë e forcave të tyre në terren. Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët nga Polonia e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët italian dhe lituanez nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan. Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Kontrolloni gjithashtu
BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …