Autoritete të larta të Bashkimit Evropian bëjnë të ditur se themelimi i Asociacionit pritet të fillojë së shpejti, ndërkohë që kryeministri, Albin Kurti deklaroi se shansi që kjo të ndodhte humbi më 26 tetor të këtij viti, në Bruksel, ku ai ishte takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Gjorgjia Meloni. Ata i kishin folur për urgjencën e kësaj çështjeje. Bashkimi Europian po pret lëvizje nga Kosova, pasi mirëpriti vendimin e fundit të Serbisë për t’i njohur targat e automjeteve të lëshuara nga shteti të cilin nuk e njeh zyrtarisht. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme. Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali deklaroi se projekt-statuti që i është paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në tetor është mënyra më e mirë e mundshme për të adresuar ndjeshmëritë e të dyja palëve, pasi tani është momenti ku pritet të fillojë së shpejti themelimi i Asociacionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …