Autoritete të larta të perëndimit kanë kritikuar deklaratën e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Kritika ka të bëj me deklaratën e tij se Shtetet e Bashkuara mund të mos i mbrojnë aleatët e NATO-s që nuk kanë ndarë mjaftueshëm para për mbrojtje nga një pushtim potencial prej Rusisë. Kandidati i Partisë Republikane që po angazhohet për një mandat tjetër për president të Shteteve të BAshkuara të Amerikës, Donald Tramp ka kujtuar se pyetjes së drejtuesit të një shteti aleat të NATO-se se nëse Amerika do ta ndihmonte në rast të sulmit të armatosur nga Rusia, ai i është përgjigjur se nëse doni të mbroheni, duhet të paguani. “Nëse nuk keni paguar atëherë ju jeni delikuent dhe jo që nuk do të ju mbrojmë por do t’i inkurajojmë të ju sulmojnë”. Duke komentuar këtë deklaratë të Trampit, Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg ka shkruar se çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve, përfshirë atë të SHBA-së. Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka postuar një mesazh “Një për të gjithë, të gjithë për një’ me thirrjet “Së bashku më të fortë”. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur – e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …