Autoritete të Ushtrisë amerikane janë ankuar për një manovër të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore

Autoritete të Ushtrisë amerikane janë ankuar për një manovër të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore

Autoritete të Ushtrisë amerikane janë  ankuar për një manovër të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore.  Sipas burimeve ushtarake amerikane, gjatë një manovre të rrezikshme nga një avion luftarak kinez mbi Detin e Kinës Jugore, për pak ka ndodhur një përplasje me një bombardues amerikan B-52. Sipas raportit, piloti i avionit kinez J-11 erdhi  në një mënyrë “të pasigurt dhe joprofesionale” rreth tre metra pranë  bombarduesit amerikan, i cili operonte ligjërisht mbi Detin e Kinës Jugore. Incidenti ka ndodhur natën dhe me shikueshmëri të dobët, sipas Shteteve të Bashkuara. Ushtria publikoi gjithashtu një video që supozohet se tregon manovrën e avionit luftarak. Sipas SHBA sjellja e avionit ka shkelur standardet ndërkombëtare të sigurisë ajrore. Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze fajësoi ushtrinë  amerikane për situatën e paqëndrueshme në Detin e Kinës Jugore. Fakti që një avion ushtarak amerikan mori rrugën e gjatë drejt portave të Kinës për të treguar forcën e tij ishte shkaku i rrezikut të sigurisë në det dhe në ajër, tha Mao Ning. Kina do të vazhdojë të mbrojë integritetin e saj territorial, saktësoi ministri kinez.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …