Autoritetet e KFOR-it kanë bërë të ditur se ende nuk i kanë kthyer përgjigje Serbisë për kërkesën e saj lidhur me kthimin e 1000 trupave në Kosovë. Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë mundësinë udhëheqësve për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend, thuhet në komunikatën e fundit. Po ashtu, KFOR-i thotë se prania e shtuar kohët e fundit në Jarinje për arsye sigurie parandaluese doli të ishte një aktivitet jashtëzakonisht i suksesshëm. Suksesi u arrit kryesisht për shkak të bashkëpunimit produktiv dhe vlerësues të Qeverisë së Malit të Zi, Shefit të Mbrojtjes së Serbisë, institucioneve në Kosovë, EULEX-it dhe KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …