Autoritetet e KFOR-it në vendin tonë, kanë deklaruar dhe kanë rikonfirmuar se çdo vendim mbi hapjen e Urës së Ibrit duhet të ndjekë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. KFOR-i ka nënvizuar se ka një prani të përhershme në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë. Misioni do të ndërhyjë në rast se ndodhin zhvillime që mund të rrezikojnë mjedisin e sigurisë. Ndërkohë, institucionet e Kosovës, pa i marrë parasysh vërejtjet e ndërkombëtarëve kanë kryer inspektime dhe testime fizike mbi qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …