Autoritetet e Kremlinit, në Rusi, bënë të ditur se kanë filluar tërheqjen e paqeruajtësve nga Karabaku. Ishte një kontingjent i dërguar në rajon pas konfliktit të vjeshtës së vitit 2020 në rajonin jugor të Kaukazit. Paqeruajtësit rusë çmontuan postet e përkohshme të vëzhgimit përgjatë ish-linjës së kontaktit në rrethet Askeran, Aghdara dhe Shusha të Azerbajxhanit. Ndërkohë, kontaktet me Azerbajxhanin dhe përfaqësuesit e popullsisë armene të Karabakut vazhdojnë për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të garantuar sigurinë dhe respektimin e ligjit humanitar në lidhje me civilët, shtoi ministria. Asnjë shkelje e regjimit të armëpushimit në zonën e përgjegjësisë së kontingjentit paqeruajtës rus nuk u regjistrua gjatë ditës”, thuhet tutje. Në një deklaratë të veçantë, kryetari, Vladimir Putin tha se paqeruajtësit rusë në Karabak kanë vetëm një të drejtë, dhe ajo është të monitorojnë pajtueshmërinë e palëve me armëpushimin. Putin saktësoi se kur Armenia e njohu Karabakun si territor të Azerbajxhanit, Baku ngriti pyetjen për praninë e mëtejshme të kontingjentit paqeruajtës. (AA)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …