Autoritetet e larta të vendit kanë reaguar ndaj humbjes së jetës së tre të rinjve. Kryetarja e vendit, Vjosa Osmani “Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar” ka shkruar kryetarja e vendit, Vjosa Osmani. Ndaj kësaj ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen” , ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanovicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve dhe qëndron me ta në këto momente të rënda”, thuhet në njoftimin e LDK-s. Ndaj kësaj ngjarje të dhimbshme kanë reaguar edhe kryetar të partive tjera, kryetar komunash dhe personalitete tjera nga fusha të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ fillon trajnimin për anëtarë të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës së programit të trajnimit për anëtarë …