Autoritetet e Malit të Zi kanë ndaluar Lëvizjen çetnike serbe të quajtur, “Lëvizja e Ravnagorës. Vendimin kundër ndalimit të kësaj partie çetnike fashiste-serbe e ka publikuar nënkryetari i Malit të Zi për për punë të brendshme e të jashtme, Dushko Markoviq, ka bërë të ditur Agjencia turke e lajmeve, “Anatoly”. Kjo organizatë fashiste vepron edhe në Bosnje e Hercegovinë, por parashihet që edhe atje, me ligjet që do të miratohen ndërkohë, të ndalohet veprimtaria e kësaj organizate, e cila kërkon shtrirjen e Serbisë në të gjitha vendet e Ballkanit. Lajmi për ndalimin e kësaj organizate famëkeqe, është pritur me reagime të ashpra nga pjesëtarët e kësaj organizate terroriste. Ata thonë se Qeveria e Malit të Zi, po e shkel kushtetutën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …