Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur një nëndetëse ruse në Krime

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur një nëndetëse ruse në Krime. “Nëndetësja Rostov-on-Don, u fundos pasi u godit nga një sulm me raketa në qytetin e Sevastopolit” thuhet në deklaratën e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i Ukrainës. “Shkatërrimi i Rostov-on-Don dëshmon edhe një herë se nuk ka vend të sigurt për flotën ruse në ujërat territoriale ukrainase të Detit të Zi”, theksohet në deklaratën e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në Kiev.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …