Autoritetet e Ukrainës njoftojnë se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në të cilën strehoheshin 400 persona

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se forcat ruse kanë bombarduar një shkollë në të cilën strehoheshin 400 persona. Këshilli i qytetit të Mariupolit kanë njoftuar se ndërtesa e shkollës është shkatërruar dhe se banorët janë nën rrënoja. Ata kanë th[në gjithashtu se  shumë gra, fëmijë dhe të moshuar kanë qenë duke u strehuar në këtë shkollë. Kundër këtij sulmi ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ai ka theksuar se sulmet ruse ndaj qytetit të rrethuar të Mariupolit janë akte terrori që do të mbahen mend për shekuj me radhë.  Në adresimin e tij drejtuar kombit, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se të shtunën ka biseduar me presidentin e Francës, Emanuel Makron, lidhur me kursin e bisedimeve me Rusinë. Ai theksoi se negociatat me rusët nuk janë as të thjeshta as të këndshme, por janë të nevojshme. “Ukraina gjithmonë ka kërkuar zgjidhje paqësore. Për më tepër, ne jemi të interesuar për paqe tani” theksoi sot mes tjerash, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …