Autoritetet e vendit kanë uruar besimtarët katolik për Festën e Pashkëve. Kryetarja, Vjosa Osmani ka vlerësuar se “Festa e Pashkëve personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi!”. Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët katolik dhe të krishterë me rastin e festës së Pashkëve. Uroj posaçërisht Imzot Dodë Gjergjin dhe Kishën Katolike në Kosovë. Urim të veçantë për Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Për festën e Pashkëve qytetarët e besimit katolik janë uruar edhe nga kryetar të partive tjera por edhe autoritetet më të larta të Shqipërisë, kryetarit, Bajram Begaj, kryeministri, Edi Rama dhe autoritete tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …