Autoritetet e vendit tonë i kanë bër thirrje shqiptarëve të Kosovës Lindore që të marrin pjesë në zgjedhjet e shumëfishta që po mbahen sot në Serbi, ato lokale, krahinore dhe parlamentare. Kryetarja, Vjosa Osmani ka shkruar se pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative. Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës Lindore që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje. “Dje dhe sot kam biseduar me shumë miq në Luginën e Preshevës dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës kam kërkuar nga ata, që jo përçarja, por bashkimi, jo bojkoti, por votimi sa më masiv për përfaqësues shqiptarë atje i jetëson idealet e tyre, të Kosovës dhe çdo shqiptari rajon! Dilni dhe votoni!”, ka shkruar nënkryetari, Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …