BE-ja

Autoritetet evropiane kërkojnë nga Shqipëria hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione

Mesazhet që do të përcjellë faktori ndërkombëtar, gjatë kësaj jave do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike. Të hënën Tiranën do ta vizitojnë dy autoritete të rëndësishëm europiane, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i jashtëm hollandez, Bert Koender.  Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm europiane, që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t’i dhënë vendit zgjedhje të standardeve europiane.  Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …