Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit vullkanik në Gadishullin e Reikjanes. Sipas autoriteteve, shpërthimi i vullkanit nisi në orën 20:00 të shtunën, në veri të Grindavikut, në lokacionin ku kishte nisur shpërthimi edhe më 8 dhjetor. Sipas Radio Evropa e Lirë, lajmëron se besohet që ky është shpërthimi më i fuqishëm deri tani. Lava e zjarrtë ka rrjedhur deri te muret mbrojtëse përreth qytetit të evakuuar, Grindavik, njoftuan autoritetet. Njerëzit janë larguar edhe nga Blue Lagoon spa, njëri prej atraksioneve më të mëdha turistike të Islandës. Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta e Mesme të Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet.
