Të gjithë banorët e qytetit kryesor të provincës kineze Siquan në jugperëndim të Kinës, janë urdhëruar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre nga ora 18:00, përveç testimit të obligueshëm për virusin korona. Sipas masave të rrepta epidemiologjike që janë në fuqi në këtë vend, nga shtëpitë mund të largohen vetëm nga një person që posedon testin negativ dhe që duhet të shkojë në dyqan për t’u furnizuar me artikuj ushqimor, e banorët me kërkesa urgjente siç është shkuarja te mjeku, duhet të marrin miratimin e komisionit. Kjo është mbyllja më e madhe e një qyteti në Kinë që kur Shangai që ka 25 milionë banorë, doli nga karantinimi dymujor në qershor.