Mediet serbe citojnë kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq të ketë deklaruar se do të nënshkruaj gjithçka që është në interes të serbëve, qoftë edhe që Kosova të ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Nuk do të trembem dhe as nuk do të hezitoj të nënshkruajë çfarëdo që të jetë e nevojshme për qytetarët serbë që të kenë siguri të plotë dhe një garanci për prosperitet të mëtejshëm”, është cituar të ketë deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Ndërkohë, edhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një intervistë për The Guardian ka shfaqur besimin e tij se brenda një intervali kohor nga gjashtë muaj deri një vit mund të arrihet një marrëveshje me Prishtinën. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të vetme, jemi gati të marrim parasysh çdo propozim të vetëm që do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi. Në këmbim të kësaj marrëveshje ne do të kërkojm një paketë përfitimesh për Serbinë, ka deklaruar kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …