Kryetarja, Vjosa Osmani, e cila ka vështirësi ideologjike e politike në shqiptimin e sintagmës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot në ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka thënë se Dita e Dëshmorëve është dita për ta nderuar sakrificën sublime që dhanë të gjithë të rënët e këtij rajoni”, Sot është dita, kur duhet t’u flasim brezave të ardhshëm për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve si pjesë e luftës tonë çlirimtare dhe si pjesë e UÇK-së”, ka thënë Osmani gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca, te Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.
Përmendja e UÇK-së me këtë rast, por prapë me një rezervë dhe përpjekje për ndasi, vjen pas reagimeve të shumta që pati nga opinioni liridashës, kur ajo më 9 prill 2021 në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares nuk e përmendi fare UÇK-në, të cilën mbase për hir të saj e kishte anashkaluar edhe Albin Kurti.
Urrejtja fiktive që ka kundër UÇK-së, në shpirtin e saj kjo zonja kryetare, e cila përfaqëson një parti politike fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe jo unitetin e shqiptarëve, sidomos jo partitë e dala nga lufta e UÇK-së, do të çmohet shumë nga një pjesë e faktorit diplomatik ndërkombëtar e do ta ketë edhe konsideratën e Serbisë në bisedimet e ardhshme.