Autoritetet më të larta të vendit e vlerësojnë lart miratimin e MSA në PE

Autoritetet më të larta të vendit e kanë
vlerësuar lart miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi në Parlamentin Evropian. Kryetarja
e vendit, Atifete Jahjga në adresën e saj ka shkruar se
ratifikimin
i sotëm nga Parlamenti Evropian i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet
Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është sinjal i rëndësishëm i
mbështetjes që Kosova gëzon për të ndjekur rrugën e anëtarësimit në Bashkimin
Evropian. Ratifikimi i MSA-se nga Parlamenti Evropian e krijon një bazë të
fuqishme institucionale dhe ligjore ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ndërsa,
kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shkruar se ratifikimi i sotëm i
Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, të Kosovës me BE-në, nga ana e
Parlamentit Evropian, me një shumicë absolute votash, është një fitore e madhe
politike për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …