Autoritetet më të larta të vendit kanë kujtuar masakrën e Mejës, ku forcat shqiptar vrasëse serbe vranë dhe masakruan 376 shqiptar. Duke kujtuar këtë masakër, kryetarja, Vjosa Osmani theksoi se në fshatin Meje, 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë. “Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet” ka theksuar kryetarja, Vjosa Osmani.
