Bashkimi Evropian kërkon ruajtjen e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit dhe përshpejtimin e vaksinimit

Autoritetet në BE kanë deklaruar se pezullimi gradual i sanksioneve ndaj Kosovës, bëhet paralelisht me shtendosjen e tensioneve

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzat për procesin e zgjerimit, duke theksuar se masat ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht, në varësi të hapa konkretë për shtendosjen  e tensioneve në veri. Në konkluzat e miratuara, BE-ja konfirmon se masat janë të kthyeshme dhe premton se do të shqyrtojë këtë çështje “në kohën e duhur”. Gjithashtu, BE-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të fillojë menjëherë procesin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke dërguar draft-statutin evropian në Gjykatën Kushtetuese, pa vonesa dhe me vendim qeveritar. Kërkesë e veçantë u është drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë pa kushte Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa përparimi në dialog është theksuar si kusht për avancimin në integrimet evropiane.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …