leoni

Tahiri: Nëse edhe kjo qeveri dështon, ne duhet të presim momentin që të shkojmë sa më parë në zgjedhje

Autoritetet në Kosovë nuk mendojnë se sistemi i drejtësisë është pre e ndikimeve politike

Autoritetet në Kosovë nuk mendojnë se sistemi i drejtësisë në vend është pre e ndikimeve politike ashtu siç është thënë në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut. Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, tha të enjten se në vazhdimësi ka kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët që të punojnë të pavarur dhe të mos u nënshtrohen ndikimeve nga jashtë. Ai tha se nuk e ka lexuar ende raportin e Departamentit të Shtetit dhe gjetjet e prezantuara aty. “Kam kërkuar edhe nga prokurorët dhe gjyqtarët që mos të bien pre, viktimë e këtyre sulmeve politike që mund të bëhen nga kushdo qoftë, sepse sot kanë vërtetë kushte të mira. Sot i kemi prokurorët dhe gjyqtarët që paguhen më së shumti në rajon, kemi bazë ligjore shumë më të fuqishme sesa në të kaluarën për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mendoj se nuk kemi arsye për t’u frenuar e ndalur në luftë kundër kësaj dukurie negative”, tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …