Autoritetet në Rusi kanë njoftuar Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në se janë kundër zgjatjes së marrëveshjes së drithërave

Autoritetet në Rusi  kanë njoftuar Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në, se janë kundër zgjatjes së marrëveshjes së drithërave. Marrëveshja kishte lejuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas, një produkt thelbësor për ushqimin në disa nga rajonet më të varfra të botës. Megjithatë, me përfundimin e saj ditën e sotme, Rusia sinjalizoi se nuk do të lejonte një zgjatje pasi ajo nuk kishte asnjëlloj përfitimi në atë marrëveshje. Moska ka kërkuar që të hiqen pengesat në eksportet e saj të grurit dhe plehrave, dhe shpesh herë ka shprehur ankesa për mospërmbushjen e pikave të saj të marrëveshjes. Disa orë përpara se Rusia të konfirmonte se po i jepte fund marrëveshjes, u raportuan shpërthime në urën e Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë. Kremlini tha se ndërprerja e marrëveshjes, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, nuk kishte asnjë lidhje me sulmin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në vend të kësaj tha se pjesët e paketës në lidhje me Rusinë nuk u përmbushën – dhe se marrëveshja do të kthehej vetëm kur ato të korrigjoheshin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …