Autoritetet në Uashington kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të rasteve të diagnostikuara me sëmundjen ngjitëse virale atë të fruthit, në mesin e disa afganëve të evakuuar, të cilët kanë mbërritën në vend kohët e fundit. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve të premten se pauza u rekomandua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm”. Ajo tha se katër afganë të cilët ishin diagnostikuar me fruth në Shtetet e Bashkuara janë futur në karantinë në përputhje me udhëzimet e institucioneve të shëndetit publik. Agjencia “Associated Press” raportoi se pezullimi prek edhe fluturimet nga bazat amerikane në Gjermani dhe Katar.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …