Autoritetet palestineze ju kanë bënë thirrje për ndihmë organizatave ndërkombëtare. “Me afrimin e Ramazanit, Gaza përballet me një krizë të rëndë humanitare për shkak të agresionit të pamëshirshëm izraelit. Shërbimet thelbësore si uji, kanalizimi dhe menaxhimi i mbeturinave janë prekur rëndë” thuhet në deklaratën e autoriteteve palestineze. Këto autoritete ju kanë bërë thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë duke ofruar karburant për shërbimet bazë, gjeneratorë të energjisë elektrike për puset e ujit, rifillimin e furnizimit me ujë nga kompania kombëtare e ujit të Izraelit, Mekorot, dhe sigurimin e makinerive të rënda për menaxhimin e mbetjeve dhe riparimin e infrastrukturës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …