Kina kërkon maturi e vetëpërmbajtje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth çështjes së Tajvanit

Autoritetet qeveritare në Kinë kanë përsëritur kundërshtimet e tyre, për lidhjet ushtarake në mes të Amerikës dhe Tajvanit

Autoritetet qeveritare në Kinë kanë përsëritur kundërshtimet e tyre për lidhjet ushtarake në mes të Amerikës dhe Tajvanit, pasi kryetarja, Tsai Ing-Wen, ka konfirmuar se një numër i vogël i trupave amerikane janë të pranishëm, në ishull. Kina e cila e konsideron Tajvanin si territor të saj, dhe është zotuar për ta përfshirë atë nën regjimin e Pekinit – qoftë edhe përmes forcës – ka rritur presionin ushtarak në këtë ishull, duke përfshirë edhe lëvizjet e aeroplanëve ushtarakë kinezë në zonën ajrore të mbrojtur të Tajvanit. Qeveria e këtij shteti kukull beson se ushtria amerikane do të mbronte këtë ishull në rast të sulmit nga Kina.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …