Autoritetet qeveritare të Malit të Zi kanë konfirmuar se nuk do ta ri-negociojnë procesin e Demarkacionit, ndërkohë që institucionet e Kosovës po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për ta ratifikuar marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për kufirin me Malin e Zi. Anëtari i Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Gegaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mal të Zi “nuk po shqyrtohet mundësia e përkufizimit të sërishëm të vijës kufitare me Kosovën”. Ai ka bërë të ditur se marrëveshja për Demarkacionin e nënshkruar nga nivelet më të larta të të dyja shteteve dhe në praninë e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, ka mbetur që të ratifikohet nga pala e Kosovës. “Nuk besoj që do të bëhet rivlerësimi i asaj që është nënshkruar dhe miratuar nga ana e Komisioneve që kanë kryer punë të mirë si dhe të qeverive të të dyja vendeve. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen prandaj edhe pritet që shteti mik Kosova ta bëjë të njëjtën“, ka thënë Gegaj, duke rikujtuar se edhe kryetari amerikan, Barack Obama në takim me ambasadoren e Kosovës në Uashington e ka përkrahur ratifikimin e marrëveshjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …