Autoritetet e larta të Kremlinit, prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kerim Khan, e kanë vendosur në listën e personave “në kërkim”, pasi gjykata me bazë në Hagë, ka lëshuar fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, në mars të këtij viti, Fotografia e Khanit tani është në databazën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë. Në njoftim, ai përshkruhet si burrë i lindur më 30 mars 1970, në Skoci, mirëpo aty nuk përmendet asnjë shkelje. Në muajin mars, Rusia e ka nisur një rast penal ndaj Khanit, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletëarrestim ndaj Putinit, me akuzat për krimin e luftës – dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Gjykata ka lëshuar fletë arrest edhe ndaj Komisionares ruse për të Drejta të Fëmijëve, Maria Lvova-Belovas. Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, ka thënë në mars se Kerim Khan është hetuar për “gjykim penal të një personi, që është i pafajshëm”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …