Merdare

Autoritetet serbe kanë njoftuar se kanë arrestuar ish pjesëtarin e UÇK-së, Tefik Mustafa

Autoritetet serbe kanë njoftuar se në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Merdare kanë arrestuar ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tefik Mustafa. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar  se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”. Ndërkohë, po kjo ministri ka lëshuar një komunikatë në të cilën thuhet se Tefik Mustafa ka arresuar tre pjesëtar të policisë së Serbisë në Kosovë, më 19 qershor të vitit 1999. “ Tefik Mustafam, si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kundër këtij arrestimi ka reaguar sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli. Ai ka shkruar në adresën elektronike facebook se ky është një veprim që po iu duhet autoriteteve të Serbisë në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 2  qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl, flet për largimin e Borrellit dhe sanksionet e BE-së kundër Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur kritika të forta kundër shefit të BE-së Joseph Borrell, …