Autoritetet serbe kanë arrestuar Tefik Mustafën. Familjarët e tij tregojnë se ai është dërguar në Beograd, ndërsa sqarojnë se familjari i tyre nuk kishte qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës. Në lidhje me rastin, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë kërkuar reagim ndërkombëtar. Ishte nisur për në Slloveni, por udhëtimi i Tefik Mustafës u ndal në gjysmë pasditen e së shtunës, kur ai u ndalua në pikën kufitare në Merdar nga autoritetet serbe. Djali i tij, Qamil Mustafa, thotë se nën pretendimet për krime lufte, babai i tij u dërgua në Beograd, njofton RTK. Mustafa i mohoi pretendimet serbe se babai i tij ka kryer krime lufte, pasi sipas tij, i njëjti gjatë asaj kohe nuk kishte qenë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …