Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

Autoritetet shëndetësore në BM të shqetësuar me numrin e madh të stafit mjekësor të infektuar me covid-19

Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe kanë shfaqur shqetësimin e tyre me numrin e madh të stafit mjekësor të infektuar me covid-19. Gazeta autoritative “The Duardian” njofton se numri i madh i mjekëve, , infermierëve dhe punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që po sëmuren nga infektimi me COVID-19 sa vjen e po rritet dhe kjo mund të ketë pasoja të shumta negative për situatën shëndetësore edhe ashtu mjaft të rënduar në Britani të Madhe. Kryetari i Shoqatës Mjekësore Britanike, Chaand Nagpaul, bërë të ditur se për shkak të infektimit nga virusi korona, numri i personelit mjekësor ka arritur në mbi 46 mijë. Më tutje në artikull tërhiqet vërejtja se reduktimi i numrit të stafit shëndetësor nëpër klinika e spitale për shkak të infektimeve të tyre do të bëjë që të mos mund të ju jepet ndihma e duhur pacientëve që kanë nevojë për shërbime mjekësore por mund ta ngadalësoj edhe vaksinimin e popullatës.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …