Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 437 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …