Autoritetet talebane, i kanë bërë thirrje Kinës e vendeve të tjera, ta njohin zyrtarisht Qeverinë në Afganistan

Autoritetet talebane,  në Kabul të Afganistanit i kanë bërë thirrje Kinës dhe vendeve të tjera që ta  njohin zyrtarisht Qeverinë në Afganistan. Një zëdhënës i qeverisë së përkohshme talebane në Afganistan, Muxhahidin Zabihullah, mori pjesë në një tubim në Kabul ku mori pjesë edhe ambasadori kinez në Afganistan, Wang Yu dhe i kërkoi atij që t’ia përcjellë kërkesën zyrtare të talebanëve për njohje Pekinit zyrtar. “Ne duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet me respekt të ndërsjellë, duke përfshirë Kinën, e cila është një nga vendet më të rëndësishme në rajon për Afganistanin. Z. Muxhahid tha se administrata talebane kishte plotësuar të gjitha kushtet për të fituar njohjen nga shtetet e tjera dhe komuniteti ndërkombëtar. “Ne nuk do të ndërhyjmë me të tjerët në punët e tyre të brendshme, por nuk do të lejojmë që të tjerët të ndërhyjnë në tonat”, theksoi Muxhahid. Ambasadori Wang tha se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me talebanët në fushën e përmirësimit të situatës politike dhe humanitare në atë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …