Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca

Autoritetet turke i kanë arrestuar 304  të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një operacioni në 32 provinca, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Jerlikaja. Shumica e të dyshuarve u kapën në tri qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, tha ai. Ne nuk do ta lejojmë asnjë terrorist t’i hapë sytë, për të siguruar paqe dhe unitet për popullin tonë. Ne do ta vazhdojmë betejën me përpjekje të mëdha të forcave tona të sigurisë”, tha Jerlikaja. Autoritetet turke të sigurisë  i kanë rritur operacionet kundër Shtetit Islamik dhe kundër militantëve kurdë në javët e fundit, pasi ata  e shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor. Turqia ka kryer rregullisht operacione brenda vendit dhe në veri të Irakut ndaj Punëtorëve të Partisë së Kurdistanit (PPK), të cilët i cilëson si organizatë terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …