leoni

Autoritetet zyrtare shëndetësore raportojnë për 836 raste të reja, 700 pacientë të shëruar dhe 10 rast të vdekjeve

Autoritetet zyrtare shëndetësore raportojnë për 836 raste të reja me Covid-19 dhe 700 pacientë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …