Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon që mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen përmes dialogut social

Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon që mosmarrëveshjet në aeroport të zgjidhen përmes dialogut social

Për shkak të zhvillimeve të fundit në Aeroportin “Adem Jashari”, ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil. AAC i bëri thirrje Sindikatës së Punëtorëve dhe organit menaxhues të ANP “Adem Jashari”, kompanisë “Lkia”, të zhvillojnë dialog social dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët brenda kornizës ligjore, në mënyrë që të parandalojnë pengimin e operimeve të aeroportit. “E drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe akte juridike ndërkombëtare të cilat zbatohen në vendin tonë, por paraprakisht duhet të ezaurohen mundësitë që ofron dialogu social”, thuhet në njoftimin e AAC-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …