Autoriteti Palestinez dhe Liga Arabe kanë dënuar hapjen e zyrës çeke në Jerusalem. Në reagimin e tyre thuhet se një veprim i tillë shkel ligjin ndërkombëtar. Sekretari i Ligës Arabe, Ahmed Abdoul Gheit gjatë reagimin të tij ka përkujtuar se statusi ligjor i Jerusalemit do të ndikohet nga vendimi i një shteti, apo e ndonjë shteti tjetër, për të hapur zyra përfaqësuese. Sipas ligjit ndërkombëtar, Jerusalemi Lindor është tokë e okupuar. Nga ana tjetër, autoritete në Izrael kanë thënë se Jerusalemi është kryeqyteti i tij, vendim ky që nuk është pranuar ndërkombëtarisht. Ndërkohë, autoritete nga Palestina kanë thënë se vendimi i Pragës zyrtare për të hapur zyrën e Çekisë në Jerusalem është sulm i hapur ndaj popullit palestinez, të drejtave të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.
