Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar nga qytetarët e besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 16 Qershor, therjen e Kurbaneve ta bëjnë vetëm në thertoret e licencuara nga Agjencia. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rrisin rrezikun e kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve.
